Zidane: Nuk i përgjigjem agjentit të Bale

  • 11 May 2019 - 21:44
Zidane: Nuk i përgjigjem agjentit të Bale

Shumë prej lajmeve për Real Madridin gjatë javëve të fundit kanë qenë për gjëra që po ndodhin jashtë fushës së futbollit. Kjo gjë u përsërit edhe në konferencën për shtyp të trajnerit Zinedine Zidane.

Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Real Sociedadit, Zinedine Zidane u pyet për deklaratat e agjentit të Gareth Bale, i cili së fundi e ka komentuar të ardhmen e futbollistit uellsian.

“Jo, nuk dua të përgjigjem. Unë jam trajneri i Real Madridit dhe ai është duke e bërë punën e tij. Unë mendoj për ndeshjen, për të bërë lojë të mirë. Kjo më shqetëson mua”, u shpreh francezi.

Gazetarët vazhduan t’i bëjnë presion trajnerit të Real Madridit, duke e pyetur Zidanin për lajmet se ai ka biseduar këtë javë me Bale për të ardhmen e tij.

“Nuk do të ju tregoj asgjë për këtë. Bisedat private janë private. Duhet ta bëj këtë gjë me futbollistët e mi, por gjithçka mbetet mes nesh”, shtoi Zidane.

“A kam folur me të? Ndoshta po e ndoshta jo. Me lojtarët flas edhe për gjëra të tjera, jo vetëm për të ardhmen e tyre”.

(Kosova Sot Online)