Milan fiton ndaj Fiorentina-s, lufta për Champions vazhdon

  • 11 May 2019 - 22:30
Milan fiton ndaj Fiorentina-s, lufta për Champions vazhdon

Milan ka fituar ndeshjen e javës së 36-të të Serie A me rezultatin 1-0 ndaj Fiorentina-s që ndodhet në një moment tepër të keq.

Presioni mbi kuqezinjtë ishte i madh, sidomos pas fitores së Atalanta-s pak orë më parë dhe atyre u duhej patjetër një fitore për të shpresuar për një vend mes katër më të mirëve.

Mungesat ishin të shumta, duke filluar nga Paqueta i pezulluar për tre ndeshje, deri tek Biglia, Calabria po Caldara të dëmtuar.

Romagnoli është rikthyer në qendër të mbrojtjes pas pezullimit, ndërsa Bakayoko e ka nisur nga minuta më parë dhe mesa duket është falur nga Gattuso.

Fiorentina nuk ka marrë asnjë fitore nën drejtimin e trajnerit të ri Vincenzo Montella, ndërsa kanë 11 ndeshje pa marrë tre pikë në Serie A.

Ndeshja nisi me vrull të madh nga të dyja skuadrat dhe në fund të pjesës së parë ishte turku Hasan Calhanoglu ai që ka shënuar golin e parë dhe të vetëm të takimit.

Pjesa e dytë është kontrolluar nga Milan, që nuk i ka lejuar vendasve të krijonin mundësi të pastra për gol.

Me këtë fitore, Milan ndodhet në vend të pestë, një pikë më pak se Inter që ka një ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online)