Atletico Madridi është gati ta kthej Moratan te Chelsea

  • 12 May 2019 - 14:54
Atletico Madridi është gati ta kthej Moratan te Chelsea

Atletico Madridi është gati të kthej sulmuesin Alvaro Morata te Chelsea, pasi spanjoll nuk ka bindur. Sipas gazetës AS, marrëveshja 18-mujore e huazimit të sulmuesit spanjoll, Morata, rrezikon të përfundojë pas vetëm gjashtë muajve.

Shpresohej se Morata do të kthehej në formën e tij më të mirë nën trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, por26-vjeçari ka shënuar vetëm gjashtë gola në 16 paraqitje.

Atletico Madridi ka pasur gjithmonë sulm të frikshëm, por aktuali ndoshta është më i miri i të gjitha kohërave Në rast se Atletico dëshiron ta mbaj Moratan në Wanda Metropolitano do të duhet të paguajë 15 milionë funte dhe kjo nuk i bind drejtuesit spanjoll.

Mendohet që Simeone po vlerëson mundësitë e tij dhe po peshon një lëvizje për një sulmues më efektiv para golit. Kjo do të shihte që Morata të rikthehej te Chelsea, me të ardhmen e tij edhe me më shumë dyshime.

Në anën tjetër, Los Colchoneros thuhet se po synojnë sulmuesin e padëshiruar të Interit, Mauro Icardin.

(Kosova Sot Online)