Madridi më i keq i shekullit XXI

  • 13 May 2019 - 09:18
Madridi më i keq i shekullit XXI

Tjetër humbje për Realin. E 11-ta në La Liga. Dhe e 17-ta në gjithë sezonin. Ky rekord negativ i Real Madridit në sezonin 2018/19, do të shkruhet në librat e historisë si sezoni më i dobët në 20 vitet e fundit, nga 98/99.

Madridi më i keq i shekullit, dhe fatmirësisht, siç vazhdon ta pranojë edhe Zinedine Zidane, ka mbetur edhe një ndeshje që Reali t’i shpëtojë këtij ankthi dhe të nisë të mendojë për të nisur sërish gjithçka nga e para sezonin tjetër, pasi këtë skuadër, as ai nuk mundi ta ndalë nga rezultatet negative.

Barcelona tashmë është 18 pikë prapa Barcelonës dhe Madridi s’ka qenë në gjendje të fitojë jashtë shtëpisë që nga 10 marsi.

Kanë kaluar dy muaj dhe Zidane s’ka mundur t’i marrë tri pikë as në Leganés, as në Getafe, as në Valencia, as në Vallecas, e as në San Sebastián. Në dy takimet e para ka barazuar, në tri të fundit ka humbur.

Madridi do të luajë ndeshjen e fundit në La Liga me 25 gola më pas se Barcelona (88-63) dhe me 44 gola të pranuar, statistika vërtetë të tmerrshme kur e mendon se kjo skuadër ende është kampione e Evropës, madje që nga viti 2016.

Vetëm 21 fitore, në 37 ndeshje dhe 5 barazime e 11 humbje, sezoni i Madridit ka qenë për t’u harruar “duam të përfundojë gjithçka sa më parë”, tha ZIdane pas humbjes së fundit 3-1 nga Real Sociedadi.

Nëse Reali humb kundër Betisit, do të shkojë në 18 humbje për të barazuar sezonin e dytë më të keq në histori të klubit (94-95) dhe do të mungojë vetëm një humbje për sezonin më të keq ndonjëherë (19 humbje në sezonin 84/85) që ka regjistruar ky klub.

Dhe kur ta mendosh, ky ekip që po shkruan histori për të keq, është edhe ekipi që shkroi histori duke e fituar Champions Leaguen tre herë me radhë. 

(Kosova Sot Online)