Ronaldo, Florenzit: “Jeni shumë i ulët”

  • 13 May 2019 - 09:31
Ronaldo, Florenzit: “Jeni shumë i ulët”

Florenzi nuk mban inati me Ronaldon, pavarësisht se pati disa momente jo të mira mbrëmë në fushë.

Gjatë ndeshjes Roma-Juventus, ku triumfuan vendasit, janë përplasur Cristiano Ronaldo dhe Florenzi.

Gjithçka ndodhi në minutën e 60-të, italiani protestoi, ndërsa ish-lojtari i Real Madridi reagoi duke i thënë “jeni shumë i ulët” për të folur.

Kjo ka pushtuar gjitha mediat italiane, pasi u desh të ndërhynin shokët e skuadrave për të ndaluar gjithçka, derisa gjyqtari u mundua t’i qetësojë duke mos dhuruar kartonë të verdhë.

Pak minuta më vonë, Florenzi u hakmor në mënyrën më të mirë, duke shënuar për 1-0 në minutën e 79’, para se Dzeko të shënojë për 2-0 në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe kapiteni i Romës: “Ronaldo është fitues i Topit të Artë dhe mendon se mund të thotë çfarë të dëshirojë. Por, unë gjithashtu them shumë budallallëqe në fushë dhe gjithçka mbetet aty”.

(Kosova Sot Online)