Calhanoglu drejt largimit nga Milani

  • 13 May 2019 - 13:01
Calhanoglu drejt largimit nga Milani

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Milani gjatë verës pasi drejtuesit e klubit italian nuk janë të kënaqur me paraqitjet dhe kontributin e tij në San Siro

Goli i shënuar nga ai ndaj Fiorentinës ia mundëson Milanit të besojë ende në Champions League.

Mirëpo, Hakan Calhanoglu mund të jetë duke i zhvilluar ndeshjet e fundit në fanellën Kuqezi.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, paraqitjet me shumë rënie sesa ngritje nuk do t’ia mundësojnë atij të mbetet tek Rossoneri, mbi të gjitha në rast të largimit të trajnerit Gennaro Gattuso.

Për përfaqësuesin turk flitet për një rikthim në Gjermani.

Edhe gjatë dimrit spekulohej që ai do të largohej nga San Siro, por në fund vendosi të qëndrojë, së paku për gjashtë muaj.

Gjithçka do të varet nëse Milani do ta sigurojë kualifikimin në Champions League apo jo. 

(Kosova Sot Online)