Palermo bie në Serie C

  • 13 May 2019 - 17:08
Palermo bie në Serie C

Palermo ka rënë në Serie C, nivelin e tretë të futbollit italian, për shkak të parregullsive financiare, raportojnë mediat italiane.

Gjykata Federale Kombëtare e Federatës së Futbollit të Italisë (FICO), mori vendim të hënën pasdite që Palermon ta rendisë të fundit në tabelën e Serie B, që rezulton në rënie në nivelin e tretë.

Siç qëndrojnë gjërat, Perugia do ta zëvendësojë Palermon në play-off për promovim në Serie A dhe Venezia do të promovohet po ashtu.

Raportohet se ish-pronari, Maurizio Zamparini, ka bërë pastrim parash duke ia shitur brendin e Palermos një kompanie që e kishte krijuar për shumë të madhe parash, para se t’ia lëshonte me qira klubit për një shumë minimale.

Kjo shpjegon pse klubi sicilian ka qenë subjekt i dështimeve sipërmarrëse në muajt e fundit. 

(Kosova Sot Online)