Kur i shikoj ndeshjet e Manchester City ndihem injorant

  • 13 May 2019 - 23:37
Kur i shikoj ndeshjet e Manchester City ndihem injorant

Marcelo Bielsa ka pranuar se habitet për mënyrën sesi Manchester City i Pep Guardiola-s është në gjendje të dominojë ndeshjet dhe insiston se ai nuk ka pasur gisht në zhvillimin e filozofisë katalanase. 

Guardiola më parë e ka cilësuar Bielsa-n si trajnerin më të mirë në botë dhe ka kërkuar një takim me trajnerin aktual të Leeds përpara se të ulej në stolin e Barcelona-s në vitin 2008. 

Që prej atij momenti, Guardiola është kthyer në një prej trajnerëve më të mirë të planetit dhe ditën e diel ka fituar titullin e dytë radhazi në Premier League. 

Ndërkohë Bielsa është në play-off për t’u ngjitur në Premier me Leeds-in e tij. 


(Kosova Sot Online)