De Ligti në Barcelonë, zyrtarizimi në ditët në vijim

  • 14 May 2019 - 09:41
De Ligti në Barcelonë, zyrtarizimi në ditët në vijim

Përderisa marrëveshja e plotë nuk është kompletuar ende, Barcelona shpreson se do të arrijë ta zyrtarizojë Matthijs De Ligtin si futbollist të saj gjatë ditëve në vazhdim.

Qendërmbrojtësi holandez ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm me kampionen e La Ligës, Barcelonën, ku tashmë është transferuar bashkëlojtari i tij në Ajax, Frenkie de Jong, i cili nënshkroi marrëveshje me katalonasit në janar

Tani, burime të Goal.com brenda klubit katalonas e kanë konfirmuar se transferimi i Matthijs de Ligtit në Barcelonë është shumë afër për t’u kompletuar. Megjithatë, ende asgjë nuk është zyrtare.

Barcelona shpreson se do të mundë të zyrtarizojë këtë marrëveshje në ditët në vazhdim dhe De Ligti besohet se do të kushtojë rreth 70 deri në 75 milionë euro.

Vlerat e mbrojtësit 19-vjeçar është rritur vazhdimisht këtë sezon, pasi që ai ka qenë kapiteni i skuadrës së Ajaxit që arriti deri në gjysmëfinale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Largimi i De Ligtit nga Ajaxi këtë verë është konfirmuar tash e një kohë të gjatë. Drejtori ekzekutiv i klubit, Edwin van der Sar e ka pranuar se De Ligti i luajti këtë sezon ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Ajaxit, duke shtuar se ai do të transferohet ose në Spanjë, ose në Angli.

Megjithatë, Barcelona tani është favorite me dallim të madh në garën për transferimin e holandezit, ku ishin edhe klube të tjera të mëdha evropiane, si Juventusi, Liverpooli e Manchester Unitedi.

Nëse ata e mbyllin këtë marrëveshje, Barcelona do ta ketë blerë të dytin yll të Ajaxit këtë sezon, pasi që tashmë e ka siguruar nënshkrimin e De Jongut, për shërbimet e të cilit ishte në garë edhe Manchester City. 

(Kosova Sot Online)