Batatina nën hetime

  • 14 May 2019 - 14:22
Batatina nën hetime

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja, arsyetimi i kësaj procedure janë deklaratat e dhënë për media pas ndeshjes Prishtina – Llapi, ku bën thyerje dhe shkelje të etikës sportive, duke deklaruar se:

Prishtina nuk do të bëhet kampion dhe nuk besoj që do të bëhet. Sipas tij fajin për këtë e mbajnë krerët e FFK-së me bashkëpunëtorët e tyre.

Pas hapjes së proceduarve, do të jetë Komisioni Disiplinor ai që do të merr masa ose jo ndaj trajnerit Batatina.

(Kosova Sot Online)