Aguero detyrohet të sqarohet për komentet rreth Messit dhe Topit të Artë

  • 14 May 2019 - 23:31
Aguero detyrohet të sqarohet për komentet rreth Messit dhe Topit të Artë

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, është detyruar t’i sqarojë komentet e tij se për ta fituar Topin e Artë një futbollist duhet ta arrijë finalen e Ligës së Kampionëve , duke këmbëngulur se deklaratat e tij ishin keqinterpretuar.

Mediat spanjolle e cituan Agueron të ketë thënë se Topi i Artë i takon një futbollisti që e arrin finalen e garës më prestigjioze evropiane për klube dhe jo Lionel Messit. Por, argjentinasi në sqarimin e tij këmbëngul se ai po i përgjigjej një pyetje për veten jo për të tjerët.

“Pyetja m’u bë mua, nëse unë duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit. Përgjigja ime ishte se unë duhet ta arrijë finalen e Ligës së Kampionëve për ta merituar këtë çmim. Nuk kam mundur të jem më i qartë, prandaj nuk është dashur të kishte vend për keqinterpretim”, shkroi Aguero në Twitter.

Vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dështuan ta fitojnë Topin e Artë për herë të parë pas një dekade, pasi ai i shkoi fituesit të Ligës së Kampionëve me Real Madridin atë sezon dhe finalistit të Kupës së Botës me Kroacinë.

Aguero në sqarimin e tij pohoi se bashkatdhetari i tij Messit gjithmonë do të jetë zgjedhja e tij për Topin e Artë derisa të pensionohet.

(Kosova Sot Online)