Bayern Munich edhe më afër transferimit të Sanes, City i lejon bisedimet

  • 15 May 2019 - 09:16
Bayern Munich edhe më afër transferimit të Sanes, City i lejon bisedimet

Bayern Munich ka hapur bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mundshëm në afatin kalimtar të kësaj vere të Leroy Sane.

Daily Record mëson se kampionët e Bundesligës kanë marrë lejen nga skuadra angleze që të fillojnë bisedimet me agjentin dhe anësori gjerman për një transferim të mundshëm në verë.
Leroy Sane u transferuar te Manchester City nga Schalke në vitin 2016, por që në dy sezonet e fundit i ka pasur raportet e acaruar me Pep Guardiolan, duke e lënë më shumë në bankën rezervë.

Citizens janë shpallur kampion për herën e dytë me radhë në Ligën Premier, por që trajneri spanjoll nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjet e tij, duke e lejuar kështu Bayernin që t’i fillojë negociatat.

Manchester City dëshiron ta shet Sanen në afatin kalimtar të verës, në mënyrë që mos të rrezikojë dënimin nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar, andaj bavarezët mund ta marrin atë për një shumë rreth 60 milionë euro.


Sane në këtë sezon ka startuar në vetëm 21 ndeshjes, ndërsa është përdorur nga Guardiola në vetëm 55 për qind të këtij sezoni në Ligë Premier, duke i bërë me dije se ai nuk ka të ardhme në Etihad Stadium. 

(Kosova Sot Online)