De Rossi nuk do t’i bashkohet Ibrahimovicit, por një skuadre tjetër amerikane

  • 15 May 2019 - 10:12
De Rossi nuk do t’i bashkohet Ibrahimovicit, por një skuadre tjetër amerikane

Pas 18 vjetësh te AS Roma, Daniele De Rossi është gati të hulumtoj për horizonte të reja kur të përfundojë sezoni.

Edhe pse koha e italianit me Giallorossit po i vjen fundi, 35 vjeçari ka ndërmend të vazhdojë të luajë dhe burimet thonë se mund të lëvizë drejt SHBA-së.
Disa skuadra të MLS-it tashmë kanë treguar interes për të nënshkruar me mesfushorin me përvojë, por me sa duket, ai nuk do të bashkohet me Zlatan Ibrahimoviç në Los Angelos. 

Sipas ‘TMW’, New York City është shumë e interesuar të siguroj shërbimet e fituesit të Kupës së Botës, ku afati kalimtar do të startojë më 10 korrik deri më 8 gusht.
 

Shkuarja e mundshme e De Rossit në Major League Soccer nuk përjashtohet, pasi lojtari romak ka deklaruar dëshirën më parë se dëshiron të jetoj në Shtetet e Bashkuara.
Nëse ai nënshkruan me NYC, legjenda romake do të ndjekë gjurmët e Andrea Pirlos, i cili nënshkroi për njujorkezët në vitin 2015 për t’u bërë lojtari më i paguar në MLS me një kontratë në vlerë prej tetë milionë dollarësh për sezon.

(Kosova Sot Online)