Zyrtare: Genoa del në shitje

  • 15 May 2019 - 11:26
Zyrtare: Genoa del në shitje

Pash skuadrave si, Interi dhe Milani edhe një skuadër tjetër është e gatshme ta ndryshojë pronësinë e klubit, pasi që po kalojnë nëpër një krizë financiare.

Genoa ka njoftuar zyrtarisht se ata janë duke kërkuar një pronar të ri, derisa Enrico Preziosi, që është presidenti i klubit, po i shet të gjitha aksionet e tij.

Lajmin për shitjen e të gjitha aksioneve të klubit është konfirmuar edhe nga skuadra italiane, që kanë bërë të ditur se ka të interesuar që t’i blejnë të gjitha aksionet. 
“Genoa Cricket dhe Football Club SpA deklaron se procedurat e shitjes së klubit kanë kaluar te kompania Assietta SpA, një firmë këshilluese financiare e specializuar në Financimin e Korporatave, si këshilltar për shitjen e kompanisë. Për momentin nuk i dimë emrat e njerëzve apo kompanive të interesuara për blerjen e Genoas.”-thuhej në njoftimin e klubit italian.


Nuk dihet ende se sa është shuma e kërkuar nga Preziosi, kjo pasi Genoa rrezikon rënien në Seria B, çka do të thoshte edhe ulje drastike në valutë. Genoa është një klub historik në Itali i themeluar 125 vite më parë dhe që ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie. Prezioso e drejton klubit që prej vitit 2003.


(Kosova Sot Online)