Klubet e Serie A vihen pas mbrojtësit të Real Madridit

  • 15 May 2019 - 13:14
Klubet e Serie A vihen pas mbrojtësit të Real Madridit

Gjigantët e Italisë janë hedhur në sulm për Nacho Fernandez. Prej kohësh, Napoli e Roma janë interesuar për mbrojtësin spanjoll dhe së fundmi është Interi ai që ka kërkuar informacione te drejtuesit e Real Madridit për 29-vjeçarin.

Ky i fundit ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe gjasat janë të mos rinovojë dhe të largohet këtë verë, pasi edhe shanset për të luajtur janë reduktuar me ardhjen e Eder Militao në Madrid.

Nacho vlerësohet rreth 30 milionë euro, por fakti që ka vetëm një vit kontratë të mbetur, mund të detyrojë klubin të pranojë oferta edhe sa gjysma e vlerës së tij.

(Kosova Sot Online)