IPKO Superliga sjell katër ndeshje sot, sytë kah Llapi –Feronikeli

  • 15 May 2019 - 13:29
IPKO Superliga sjell katër ndeshje sot, sytë kah Llapi –Feronikeli

Xhiroja e 32-të e IPKO Superligës do ta sjellë një tjetër derbi këtë mesjavë, atë ndërmjet Llapit dhe Feronikelit. Sot na presin edhe ndërsa tri ndeshje tjera interesante.
Pas ndeshjet Prishtina – Llapi, IPKO Superliga e Kosovës në futboll këtë mesjavë e sjell një tjetër derbi.

 


(Kosova Sot Online) 

Llapi dhe Feronikeli do të luajnë në Podujevë në ndeshjen e vlefshme për titull të kampionit.

Humbja nga Prishtina e ka lënë skuadrën e Tahir Batatinës 5 pikë prapa liderit, Feronikeli, mirëpo llapjanët janë matematikisht ende në garë për titull.

Ata do të mundohen ta mposhtin ekipin e Zekirija Ramadanit, për të shpresuar më pas në mrekulli në xhiron e fundit.

Nga ana e tij, Feronikeli do ta kërkojë po ashtu fitoren në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe më pas ta presë Prishtinën me epërsi dypikëshe në ndeshjen më të madhe të vitit.

Kurse, Bardhekaltrit do ta presin në kryeqytet Trepçën ’89 e rrezikuar të përfundojë në barazh.

Ekipi i Mirel Josës nuk ka opsion tjetër pos tri pikëve, për të mbetur në garë për titull, para derbit të madh që do të luhet në Drenas.

E duelet tjera do të luhen kryesisht për barazh.

Përballja kryesore e kësaj pjese është ajo në mes të Drenicës dhe Ballkanit.

Flamurtari do të tentojë ta shfrytëzojë mungesën e motivit të kampiones aktuale, Drita, për të triumfuar në Gjilan.

Gjilani pret fitore ndaj skuadrës së dorëzuar tashmë, Liria, njëjtë si Ferizaj kundër KEK-ut, tjetër skuadër që ka rënë nga Superliga.

Së fundmi kanë nisur të shfaqen dyshime për kurdisje në këto ndeshje.  

Madje, kompanitë e basteve e kanë hequr nga opsioni lojën Llapi – Feronikeli, ndërsa i kanë lëvizur në mënyrë të çuditshme kuotat për ndeshjet Drenica – Ballkani dhe Drita – Flamurtari.

Ndeshjet e xhiros së 32-të të IPKO Superligës do të luhen të mërkurën dhe të enjten. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e 32-të

E mërkurë 16:00 Prishtina – Trepça ‘89

E mërkurë 16:00 Llapi – Feronikeli

E mërkurë 16:00 Drita – Flamurtari

E mërkurë 16:00 Drenica – Ballkani

E enjte 16:00 Gjilani – Liria

E enjte 16:00 KEK-u – Ferizaj

(Kosova Sot Online)