Solskjaer: Lojtarët e akademisë do të luajnë sezonin tjetër për ekipin e parë

  • 15 May 2019 - 14:35
Solskjaer: Lojtarët e akademisë do të luajnë sezonin tjetër për ekipin e parë

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se shumica e të rinjve të Manchester Unitedit do të kenë mundësi të luajnë për ekipin e parë sezonin tjetër, përkundër që është tunduese t’i huazojë disa prej tyre në klube të tjera.Trajneri i Manchester Unitedit ia dha debutimin e plotë në Premierligës Mason Greenwoodit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Ndërsa, Tahith Chong, Angel Gomes dhe James Garner ka luajtur të paktën nga një herë që kur u emërua Solskjaer trajner.

“Duhet ta pranoj se do të ishte mirë që ata ta merrnin një sezon të plotë diku dhe të luanin vazhdimisht, por prapëseprapë ndoshta vendi më i mirë për ta është të qenit këtu, duke u stërvitur me lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Solskjaer.

“Në këtë ambient, ne kemi një histori të shndërrimit të këtyre lojtarëve në më të mirët në botë, por kemi edhe shumë shembuj të lojtarëve që janë huazuar diku për një sezon dhe pastaj janë kthyer si burra”.

“Le ta shohim se çfarë do të vendosim për këta djelmosha, por unë mund ta paramendoj se shumica prej tyre do të qëndrojë këtu dhe do të kenë mundësi të luajnë për ekipin e parë vitin tjetër”. 

Të dielën kundër Cardiffit, 17-vjeçari Greenwood i bë lojtari më i ri në histori të Premierligë që debuton si titullar për Manchester Unitedin. Solskjaer ka thënë se çdo lojtar i ri i “Djajve të kuq” e ka mbështetjen e tifozëve.

“Thellë, thellë, lojtarët e dinë se kjo gjë është e shkruar në historinë dhe traditën tonë. Ata do t’i kenë mundësitë e tyre dhe të gjithë ata e dinë se do të mbështeten edhe nga tifozët”.

“Me këtë vijnë edhe pritshmëritë më të mëdha, për shkak të mediave dhe rrjeteve sociale. Sot, gjithçka del jashtë proporcioneve, sa i përket pritshmërive. Lojtarët e rinj janë të rëndësishëm për ne dhe ne, si staf, duhet ta menaxhojmë këtë situatë në mënyrë korrekte”.

Edhe pse ai është shumë i zënë me punët e ekipit të parë, Solskjaer bëri të ditur se ai gjithmonë gjen kohë për t’i shikuan ndeshjet e të rinjve personalisht.

“Më pëlqen shumë t’i shikojë të rinjtë ta shprehin veten. Dua ta shoh të njëjtën gjë edhe kur të vijnë në Old Trafford, ta shprehin veten në mënyrën e duhur, jo duke e tepruar”. 

(Kosova Sot Online)