Atletico Madrid e dëshiron Dybalan si zëvendësim të Griezmannit

  • 15 May 2019 - 17:37
Atletico Madrid e dëshiron Dybalan si zëvendësim të Griezmannit

Sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, do t’i ofrohet mundësia e transferimit në Spanjë këtë verë.

 

Sipas drejtuesit të Okdiarios, Eduardo Inda, duke folur për El Chiringuito, ai ka zbuluar se Atletico Madridi e shikon Dybalan si zëvendësim për Antoine Griezmannin.

Sulmuesi francez njoftoi dje (e martë) se do të largohet nga Atletico këtë verë. 

Gjiganti i Madridit po shfaq interesimin dhe është në gjendje të paguajë deri në 120 milionë euro për lojtarin.

“Një tjetër lojtar që kërkohet nga Atletico Madrid është Dybala”
“Ai mund të përfundojë te Atletico pas largimit të Griezmannit”, ka thënë ai.

Image



(Kosova Sot Online)