Më parë përmbyset bota se sa Borussia e fiton Bundesligan

  • 15 May 2019 - 19:19
Më parë përmbyset bota se sa Borussia e fiton Bundesligan

Lucien Favre, trajneri i Borussia Dortmund, u shpreh sot se për ekipin e tij do të jetë shumë e vështirë të përmbysë renditjen e Bundesligën në javën e fundit të kampionatit. Skuadra e Borussia është në kuotën e 73 pikëve, dy më pak se Bayern Mynih që kryeson renditjen.

“Ne kemi një ndeshje të vështirë në shtëpinë e Monchengladbach dhe na duhet të bëjmë detyrën tonë, ta fitojmë këtë sfidë. Do të besojmë deri në momentin e fundit dhe të shpresojmë që Bayern të dështojë. Edhe pse kjo gjë duket e vështirë që të ndodhë”, tha Favre.

“Këto janë ndeshje me shumë presion, ndaj duhet të jemi të përqendruar përgjatë gjithë 90 minutave. Le të shpresojmë, por duhet të përmbyset bota që ne të fitojmë titullin”, u shpreh Favre. Skuadra e Bayern do të luajë në fushën e saj ndaj Eintracht Frankfurt.

Image

(Kosova Sot Online)