Gazeta e madhe franceze e zbulon pagën e majme të Griezmannit në Barcelonë

  • 15 May 2019 - 23:45
Gazeta e madhe franceze e zbulon pagën e majme të Griezmannit në Barcelonë

Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës në qershor dhe të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024, me një pagë vjetore prej 17 milionë euro, sipas gazetës prestigjioze franceze “L’Equipe”.

Gazeta franceze i publikoi detajet e marrëveshjes së sulmuesit francez me kampionin spanjoll, një ditë pasi Griezmann konfirmoi se do të largohet nga Atletico Madridi në fund të këtij sezoni.

Griezmann do të marrë pagë 17 milionë euro në sezon, në bazë të një marrëveshjeje pesëvjeçare me Barçën.

Gjiganti katalonas është në pozitë shumë të volitshme për t’i siguruar shërbimet e Griezmann pasi pjesa më e madhe e bisedimeve mes palëve tashmë është mbyllur.

Në shkëmbim të kontratës me kohëzgjatje pesëvjeçare, Griezmann ka pranuar pagë më të ulet, pra 6 milionë euro më pak se paga prej 23 milionë euro që deri tani e ka marrë në Atletico.

Klauzola e lirimit të fituesit të Kupës së Botës momentalisht është 200 milionë euro, por ajo do të ulet në 120 milionë nga data 1 qershor.

(Kosova Sot Online)