Lojtari i Chelseat i këndon Hazardit në zhveshtore: Eden, duam që ti të qëndrosh këtu

  • 16 May 2019 - 08:51
Lojtari i Chelseat i këndon Hazardit në zhveshtore: Eden, duam që ti të qëndrosh këtu

Mesfushori Ruben Loftus-Cheek ka qenë duke i kënduar Eden Hazardit para fytyrës “Eden Hazard, dëshirojmë që ti të qëndrosh”, në mënyrë që ta bindë yllin belg të mos transferohet në Real Madrid.

Eden Hazardi e ka informuar Chelseat për planet e tij për të ardhmen dhe pasi që ai nuk e ka rinovuar kontratën me “The Blues”, belgu pritet që ta vazhdojë karrierën e tij në Santiago Bernabeu me Real Madridin.

28-vjeçari i ka kaluar shtatë sezone si lojtar i Chelseat. Gjatë kësaj kohe, ai i ka fituar dy tituj të Premierligës, një titull të FA Cup, një titull të Carabao Cup dhe një titull të Ligës së Evropës.

Megjithatë, ai ka thënë se fitorja në finalen e këtij sezoni të Ligës së Evropës dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve të sezonin të ardhshëm nuk mjafton për ta mbajtur atë në Londër.

Loftus-Cheeks iu ka bashkuar një numri të madh të yjeve të Chelseat, të cilët së bashku e kanë shprehur adhurimin e tyre për Hazardin.

“Kam qenë duke i kënduar atij në fytyre, në zhveshtore. Jam i sigurt se të gjithë në klub duam që ai të qëndrojë – lojtarët, tifozët, stafi, trajnerët. Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe ka kontribuar në klub shumë gjatë shtatë vjetëve të fundit, me titujt që i ka fituar”, ka thënë Loftus-Cheek.

“Të gjithë e kemi shijuar lojën e tij gjatë këtyre shtatë vjetëve. Jam i sigurt se klubi e ka falënderuar atë për gjithçka që ka bërë dhe nëse ai vendos të largohet, atëherë unë ia uroj të gjitha të mirat”.

Edhe mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, e ka përsëritur mesazhin e Loftus-Cheekun që Hazardi të qëndrojë, përderisa e krahasoi situatën e sulmuesit me atë të vetën kur ishte larguar nga Stamford Bridge para pesë vjetëve, duke shkuar në Paris Saint-Germain.

“Unë dua që edhe ai të qëndrojë, natyrisht. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, dua që ai të luajë me më të mirët. Mendoj se ai duhet të vendosë”, ka thënë Luiz.

“Vendosa për vete kur u largua nga Chelsea në PSG. Nuk ishte e lehtë për mua, por ishte një vendim që e mora në atë moment sepse kontrata ime ka përfunduar. Unë po tentoja ta përjetoja një sfidë tjetër dhe të gjithë këtu e respektuan këtë gjë, kështu që edhe unë e respektoj Edenin”. 

(Kosova Sot Online)