Dalin në shitje biletat e ndeshjes Islandë-Shqipëri

  • 16 May 2019 - 13:26
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Islandë-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të Euro 2020, Islandë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 8 qershor 2019, në orën 15:00 (ora 13:00 në Islandë). Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin "Laugardalsvöllur", adresa Laugardalur IS-104, Reykjavik, Islandë.

Biletat për përballjen e kuqezinjve, të interesuarit do të mund t’i blejnë online në websitin e FSHF-së , BILETA. Tifozët do të gjejnë në shitje 2 kategori biletash, si mëposhtë:

Biletat në sektorin J dhe K kushtojnë 5.330 lekë.
Biletat në sektorin B kushtojnë 7.280 lekë.

(Kosova Sot Online)