Nga Icardi te Mourinho dhe dy Ronaldot, flet Moratti

  • 16 May 2019 - 15:34
Nga Icardi te Mourinho dhe dy Ronaldot, flet Moratti

Massimo Moratti, ish-presidenti i Inter-it, ka festuar 74-vjetorin e tij me një intervistë të dhënë për "Radio Sportiva", ku ka folur për të gjitha temat më të nxehta të klubit zikaltër: nga çështja Icardi te zgjedhja e Conte-s.

ICARDI - "Çështja Icardi? Më është dukur një gjë e panevojshme, mund të kishin pritur fundin e sezonit për të bërë gjithë këtë rrëmujë. Shpresoj që Marotta të ketë aftësinë që ta ngrejë Inter-in, edhe pse nuk mendoj se do të jetë e lehtë".

 

CONTE, MOURINHO DHE... GASPERINI - "Conte tek Inter-i? Nuk mund të jap një gjykim, por mund të shkojë mirë. Gasperini? Me mua e nisi shumë keq dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. Me kalimin e kohës dhe falë një ambienti shumë të mirë, ai ka arritur të tregojë aftësitë e tij. Është shumë i mirë. Mourinho tek Juventus? Do të më mërziste".

SUNING - "Suning? Janë shumë të sjellshëm me mua. Herë pas here shkëmbejmë informacione, por asgjë më shumë. Zhang po bën një sforcim të dukshëm për klubin. Futbolli nuk më mungon, ndoshta më mungon më shumë qëndrimi mes njerëzve, por më pëlqen ta ndjek Inter-in si tifoz".

DY RONALDOT - "I vlerësoj shumë të dy. Ai i Inter-it bënte gjëra të jashtëzakonshme, ai i Juventus-it ka një vullnet të hekurt, janë të dy shumë të aftë".

KUJTIMET - "Inter-i i 'tripletës'? Është kujtimi më i bukur, por ka pasur edhe vite të tjerë të mrekullueshëm, që janë pjesë të një aventure shumë të bukur. Mbaj mend me kënaqësi shumë trajnerë, veçanërisht Mourinho-n dhe Mancini-n. Hodgson ishte një person fantastik".

(Kosova Sot Online)