Prishen planet e Juventusit “Zonjës” i rikthehet një lojtar

  • 16 May 2019 - 16:10
Prishen planet e Juventusit “Zonjës” i rikthehet një lojtar

Planet e Juventusit për Gonzalo Higuain kanë ndryshuar. Siç të gjitha gjasat tregojnë Çelsi nuk do të mbajë argjentinasin për sezonin e ardhshëm dhe kështu bardhezinjtë do shohin se cilat janë mundësitë për të.

“Corriere Dello Sport” bën me dije se Çelsi do të largojë Sarrin, i cili e mori me vete Higuain në Londër. Kështu “Pipita” nuk e di ende të ardhmen e tij në sezonin që vijon, e cila mbetet në ajër.

Në kampin e bardhezinjve mund të largojnë Manxukiçin dhe të mbajnë Higuain në Torino, duke ia vendosur Ronaldos në krah.

Skenarët janë të shumtë, por ende nuk dihet se cili do të jetë ai, që do të vendosin drejtuesit gjatë verës.

Image

(Kosova Sot Online)