Ribery: I refuzova Realin, Barçën, Man Unitedin, Juven, Interin dhe Milanin

  • 16 May 2019 - 17:03
Ribery: I refuzova Realin, Barçën, Man Unitedin, Juven, Interin dhe Milanin

Anësori në shkuarje i Bayern Munich, Franck Ribery, ka pohuar se plot shtatë klube të mëdha evropiane ishin shumë të interesuara për të në vitin 2009, por dëshira e tij kishte qenë të vazhdonte me gjigantin gjerman.

Anësori francez iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2009 nga Marseille për 25 milionë euro edhe, edhe pse klubi kishte marrë oferta në vlerë 60 deri në 80 milionë euro, presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, i kishte refuzuar ato.

Tani, Ribery, i cili në fund të këtij sezoni do t’i thotë lamtumirë klubit gjerman, tregon për kohën kur ishte më i kërkuari në botë.

“Ishte çmenduri, sepse shtatë klube elitare më kërkuan, përfshirë Juventusin, Interin, Milanin, Chelsean, Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Unitedin”, tha Ribery për Bild.

“Në kokë kisha shumë ide sepse nuk ishte e lehtë”, shtoi ai. “E dini çfarë më tha Uli Hoeness? Barcelona e ka Lionel Messin, Madridi e ka Cristiano Ronaldon, ne të kemi ty”, zbuloi ai.

(Kosova Sot Online)