Vjen "dhurata" e parë e Juventusit për Atalantan

  • 16 May 2019 - 17:13
Vjen

Lajme të këqija për Juventusin dhe Milanin, por të shkëlqyera për Atalantan. Në përballjen e ditës së diel, bardhezinjtë do të duhet të zbresin në fushë pa kapitenin Giorgio Chiellini, që është dëmtuar në stërvitje dhe për shkak të dhimbjeve në pulpë mungon në sfidën e fundit në "Allianz Stadium" për këtë sezon.

Image

Chiellini sapo ishte kthyer nga një dëmtim i gjatë që e mbajti jashtë, aq sa nuk luajti ndaj Ajax, ku "Zonja" u eliminua.

Mungesë e rëndësishme kjo për Juventusin. Nuk dihet nëse Rugani do të rikuperojë në kohë, pasi sapo është kthyer në stërvitje, ashtu si Mandzukic.

(Kosova Sot Online)