PSG-ja tenton lojtarin e Tottenhamit

  • 16 May 2019 - 20:41
PSG-ja tenton lojtarin e Tottenhamit

Hugo Loris, kampioni i Botës, me Francën dhe finalist me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve, edhe pse 32-vjeç shkëlqen dhe kërkohet nga PSG-ja.

Sipas francezes “Le Parisien”, gjigantët francezë do të largojnë këtë verë Bufonin dhe nuk besojnë te Areola, kështu që do të tentojnë portierin e Tottenhamit.

PSG-ja është gati të japë një rrogë të majme, e cila nuk bëhet e ditur dhe të bindin francezin. Loris është pjesë e Tottenhamit, që më vitin 2012, kur u transferua nga Lioni.

Edhe pse 32-vjeç, vlera e kartonit të kampionit të Botës, sipas “Transfermarkt” është 27 milionë euro.

Image

(Kosova Sot Online)