3 milionë euro për Muriqin

  • 17 May 2019 - 11:25
3 milionë euro për Muriqin

Fenerbahçe është e vendosur ta transferojë sulmuesin e rrezikshëm kosovar, të cilin e kërkon edhe Toulouse në Francë

Fenerbahçe është më e vendosur se kurrë për ta transferuar Vedat Muruqin.

Futbollisti kosovar po e shijon sezonin më të mirë në karrierë dhe kjo ka bërë që t’iu bie në sy klubeve të njohura.

Muriqi ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asistime këtë sezon në 32 ndeshje të zhvilluara.

Dhe, interesimin më serioz për të e ka shfaqur Fenerbahçe, por atë e do edhe Toulouse në Francë.

Sipas mediave turke, gjiganti nga Stambolli është i gatshëm t’i shpenzojë deri në 3 milionë euro për ta transferuar 25 vjeçarin. 
Nga ana e tij, përfaqësuesi kosovar pritet të paguhet 1,5 milion euro në vit, tri herë më shumë se rroga e tij aktuale prej 500 mijë eurosh në vit.

Muriqi ka bërë përparim të hatashëm pasi, nëse kthehemi disa vite më parë, ai paguhej 5 mijë dollarë në muaj në ekipin turk Giresunspor, ndërsa në Gençlerbirligi merrte 300 mijë euro në vit.

Muriqi pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare me Fenerbahçen, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Por, fillimisht mbetet të shihet nëse Rizespori do ta pranojë ofertën e Fenerbahçes pasi vlera e Muriqit në treg konsiderohet 7 milionë euro. 

Image


(Kosova Sot Online)