Bayern Munich më në fund “hap thesin”

  • 17 May 2019 - 13:02
Bayern Munich më në fund “hap thesin”

Skuadra gjermane Bayern Munich duket se ka shfaqur interes për mesfushorin e Atletico Madrid-it, Rodrigo. Këtë lajm e publikoi ditën e djeshme radio e njohur, “Cadena Ser”.

Sipas tyre, skuadra gjermane, Barcelona dhe Manchester City janë në garë për të marrë shërbimet e lojtarit që luan në Madrid.

22-vjeçari kushton jo më pak se 70 milionë euro dhe u transferua në verën e kaluar nga skuadra e Villareali për shumën e 20 milionë euro.

Spanjolli konsiderohet si një nga lojtarët më premtues për moshën që ka, te Bayerni Rodrigez do të gjente ish-shokun e tij tek Atletiko, Lukas Hernandez që do t’i bashkohet skuadrës gjermane në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)