Grafiku që e vendos Guardiolën mbi trajnerët e tjerë të mëdhenj

  • 17 May 2019 - 13:07
Grafiku që e vendos Guardiolën mbi trajnerët e tjerë të mëdhenj

“Vula” dalluese, që ka vendosur Pep Guardiola tek ekipet që ka drejtuar, dallohet nga bilanci i fitoreve dhe humbjeve. Trajneri katalanas është bërë koleksionist i titujve.

Ai ka fituar 26 trofe gjatë gjithë karrierës së tij dhe hegjemonia në kampionatet vendase është një nga arritjet kryesore. Guardiola ka fituar tetë nga dhjetë titujt e ligave ku ka drejtuar si trajner (tre me Barcelonën, tre me Bayern Munich dhe dy me Manchester City).

Ky info-grafik tregon dominimin e tij të pamohueshëm në kampionatet respektive dhe e krahason atë me trajnerët e tjerë të mëdhenj, me të cilët ka koinçiduar në kohë.

"Është titulli më i komplikuar i karrierës sime. Ky është niveli i Premier League dhe Liverpool na ka ndihmuar të ruajmë ritmin maksimal gjatë gjithë kampionatit. Për ta fituar këtë titull na duhej të triumfonim 14 ndeshje radhazi. Për dy, ose tre muaj nuk mund të humbnim qoftë edhe një pikë të vetme.

Dhe e bëmë këtë në të gjitha garat, deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, - tha trajneri i “qytetarëve”, pas fitores ndaj Brighton dhe sigurimit të titullit të dytë radhazi në Angli. Guardiola mund ta rrisë numrin e titujve këtë fundjavë, kur Manchester City të luajë finale e “FA Cup” ndaj Watford.

(Kosova Sot Online)