UEFA planifikon ta dyfishojë numrin e futbollisteve në Evropë

  • 17 May 2019 - 14:35
UEFA planifikon ta dyfishojë numrin e futbollisteve në Evropë

UEFA e ka lansuar një plan pesëvjeçar për ta dyfishuar numrin e grave dhe vajzave që luajnë futboll në Evropë. Shtëpia e futbollit evropian gjithashtu planifikon ta rritë përfaqësimin në e grave në role qeverisëse për 50 për qind.

Kjo nuk është hera e parë që UEFA tenton t’u ndihmojë vashave në futboll. Gjatë tre vjetëve të fundit, ky organ qeverisës i ka rritur për 50 për qind ndihmat financiare për zhvillimin e futbollit të vashave. Ata e kanë lansuar kampanjën #WePlayStrong e cila tenton të ndihmojë në vetëdijesimin për futbollistet në Evropë.

Megjithatë, kjo është hera e parë në histori që UEFA e ka përgatitur një strategji në detaje për t’u ardhur në ndihmë futbollisteve dhe klubeve të vashave në Evropë.

“Futbolli i grave është futbolli i së tashmes, nuk është futbolli i së nesërmes. Është detyra e organit qeverisës të futbollit të Evropës që t’i fuqizojë gratë në futboll”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Kështu që UEFA do të investojë shumë të madhe parash në këtë sport – duke theksuar se guxon të synojë shumë dhe ta bëjë futbollin evropian po aq të mrekullueshëm sa mund të jetë”.

Image

“Veprimet që ne po i propozojmë dhe do përkushtohemi që t’i arrijmë ato në vitin 2019 do ta bëjnë këtë sport më të mrekullueshëm, më profesional dhe më të begatë deri në vitin 2024. Tani është koha që të veprojmë”.

Deri në vitin 2024, UEFA synon ta dyfishojnë numrin e futbollisteve në Evropë në 2.5 milionë, ta dyfishojë numrin e grave në role qeverisëse në UEFA dhe ta përmirësojë perspektivën për karrierë në futboll për gratë në Evropë.

Gjithashtu, ky plan synon ta dyfishojë numrin e personave që i përcjellin ndeshjen e Kampionatit Evropian të Grave dhe Ligës së Kampionëve të Grave, si dhe ta rritë për 50 përqind vlerën e këtyre dy garave. Këtë gjë, UEFA synon ta arrijë përmes ligjeve që i ka vendosur.

I gjithë ky plan është përgatitur në bashkëpunim me vendet anëtare të UEFA, ligat, klubet, lojtarët dhe aksionarët e tjerë.

(Kosova Sot Online)