Genk shpallet kampion i Belgjikës pas 8 vitesh!

  • 17 May 2019 - 19:17
Genk shpallet kampion i Belgjikës pas 8 vitesh!

Genk është shpallur kampion Belgjike një ndeshje përpara fundit. Vendimtar ishte barazimi 1-1 në fushën e Anderlecht, falë një goli të talentit Joakim Maehle. Ky është kampionati i katërt fituar në historinë e klubit duke prishur kështu thatësirën që zgjaste prej 8 vitesh. Me këtë sukses, Genk garantoi kualifikimin në Champions League.

(Kosova Sot Online)