Raffaella: Akuzat për përdhunim? S’mund ta besoj, Ronaldo me mua ka qenë perfekt

  • 17 May 2019 - 19:23
Raffaella: Akuzat për përdhunim? S’mund ta besoj, Ronaldo me mua ka qenë perfekt

Raffaella Fico, ish e dashura e Cristianos, nuk beson se portugezi është i aftë për të përdhunuar një femër. Sipas saj, “s’mund ta bëjë këtë një djalë që të gjitha femrat i ulen në gjunjë”.

E ftuar në programin “Histori Italiane”, Raffaella Fico, ish-partnerja e futbollistit të Olympique Marseille, Mario Balotelli, teksa tregonte për lidhjen me ish-sulmuesin e Inter, Milan e City, foli edhe për lidhjen e shkurtër me Cristiano Ronaldon.

Raffaella foli për marrëdhënien që ka pasur me Cristianon dhe akuzat ndaj portugezit për përdhunim.

34-vjeçarja, Kathryn Mayorga, thotë se ylli i Juventusit e ka përdhunuar në “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009, këto i ka hedhur poshtë CR7 dhe me këtë çështje tashmë është duke u marrë avokati i portugezit.

“Nuk kemi marrëdhënie të mira, nuk flasim më. Akuzat për përdhunim ndaj tij? Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë. Ne mua ka qenë perfekt, asnjëherë i dhunshëm”, ka deklaruar Raffaella Fico.

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)