Nga Messi te Ronaldo, Zidane e Ronaldinho, 101 lojtarët më të mirë në botë në 25 vitet e fundit

  • 17 May 2019 - 21:42
Nga Messi te Ronaldo, Zidane e Ronaldinho, 101 lojtarët më të mirë në botë në 25 vitet e fundit

Nuk përfundon asnjëherë debati tek tifozët e futbollist se cili është futbollisti më i mirë në botë, apo top futbollistët më të mirë.

E për 101 lojtarët më të mirë në botë në 25 vitet e fundit, ka menduar revista e njohur ‘Four four two’.

Revista angleze në ka publikuar emrat e 101 futbollistëve më të mirë në botë që kanë qenë aktiv në futboll në 25 vitet e fundit.

Image

Kësisoj në pozitën e parë është gjeniu i Barcelonës, Lionel Messi duke lënë mbrapa portugezin fantastik Cristiano Ronaldo.

Pozita e tretë i takon një galaktiku tjetër si Zinedine Zidane, ndërsa Ronaldo, Ronaldinho, Thiery Henry, Andres Iniesta e Xavi janë në tetë pozitat e para.

Barcelona është skuadra që ka numrin më të madh të futbollistëve në këtë listë me plot 26 sosh, sa kanë luajtur tek klubi katalunas.

Në pozitën e dytë është Real Madrid me 18 futbollistë që janë në mesin e 101 më të mirëve në botë.

Revista angleze është bazuar në paraqitjet individuale të futbollistëve dhe trofetë e fituar si me klubet e tyre ashtu edhe me Kombëtaret.

Image

(Kosova Sot Online)