Guardiola: E duam Sanen

  • 18 May 2019 - 09:20
Guardiola: E duam Sanen

Guardiola shpreson që Sane të qëndrojë në Manchester City.

Pep Guardiola nuk ka plane që ta lejojë Leroy Sanen të largohet nga Manchester City, pasi synon ta forcojë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi i Gjermanisë, i cili kërkohet nga Bayern Munich, pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë, ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asiste në Ligë.

Sane ka edhe dy vite kontratë me klubin anglez, por për shkak të minutave, është lidhur me një kthim në Gjermani – Bayern Munich interesohet për 23-vjeçarin.

Megjithatë, Guardiola ka zbuluar se ka kohë që janë duke diskutuar për kontratën e re dhe se nuk do që Sane të largohet nga Man City.

“Që një vit e gjysmë jemi duke tentuar që ai të nënshkruajë kontratën e re. Ne e duam atë”, tha Guardiola.

“Nëse doni t’ia vazhdoni kontratën është sepse ju e doni atë. Nëse nuk e doni një lojtar, nuk ia vazhdoni kontratën”.

“Ai po garon me Sterling dhe Bernardo Silva. Nuk është e lehtë. Nëse duam të luftojmë për të gjithë trofetë, kem nevojë për Leroy, Sterling, Riyad [Mahrez], Bernardo, s’mund të konkurrojmë vetëm me dy anësorë”. 

(Kosova Sot Online)