“Nuk më vjen keq për Liverpoolin”

  • 18 May 2019 - 10:39
“Nuk më vjen keq për Liverpoolin”

De Bruyne nuk ndjen keqardhje për Liverpoolin, që e përfundoi sezonin me 97 pikë, por sërish pas titull të Premierligës, që iu mungon që 29 vite.

Manchester City është kampion i Anglisë për vitin 2019.

Për dallim nga edicioni i kaluar, skuadra e Pep Guardiolës u desh të djersitej shumë deri në xhiron e fundit këtë sezon, për të siguruar trofeun e dytë me radhë në Premierligë.

Kevin De Bruyne, ashtu si shumë tifozë, e shikoi Man Cityn këtë edicion nga televizioni, sepse më shumë qëndroi në infermieri sesa në fushë për shkak të lëndimeve dhe për këtë është i zhgënjyer.

Sido që të jetë, në fund ai ka festuar me shokët e tij dhe kjo e gëzon tej mase.

“Jo”, u përgjigj De Bruyne kur u pyet nëse i vjen keq që Liverpooli edhe me 97 pikë, nuk arriti të shpallet kampion. “Është një përpjekje e jashtëzakonshme, ama ne ishim më të mirë se ata në fund”.

“Nuk me vjen keq për ta, sepse nuk mendoj se ata do të kishin ndje keqardhje për ne. Askush nuk ndjeu keqardhje për mënyrën se si u eliminuam nga Champions League”. 

(Kosova Sot Online)