Totti i çmend të gjithë me golin e tij

  • 18 May 2019 - 14:15
 Totti i çmend të gjithë me golin e tij

Nuk është më një djalosh, nuk është më një futbollist, por klasi në këmbët e tij nuk zhduket. Francesco Totti është zhvendosur në Kuvajt, atje ku po merr pjesë në një turne të futbollit të sallës me 5 lojtarë.

Pak pasi kundërshtari e kaloi në stil biçikletë, Totti iu përgjigj me një gol po kaq të bukur.

Mjaftoi një prekje me këmbën e djathtë të një topi që shkoi fluturimthi dhe e kaloi mbi kokën e portierit, duke e bërë të duket shumë e thjeshtë, por që për të realizuar diçka të tillë duhet shumë saktësi dhe teknikë, të cilat nuk i kanë munguar asnjëherë ish-kampionit të botës.

(Kosova Sot Online)