Nuk më vjen keq për Liverpoolin, ne ishim shumë më të mirë

  • 18 May 2019 - 14:34
Nuk më vjen keq për Liverpoolin, ne ishim shumë më të mirë

Manchester City ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në Ligën Premier. Ishte një garë e jashtëzakonshme mes Cityt dhe Liverpoolit, ku në fund triumfoi skuadra e Pep Guardiolës me një pikë epërsi.

E për këtë garë ka folur edhe mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne. Ai ka thënë se ka qenë një garë jashtëzakonisht interesante mes skuadrës së tij dhe Liverpoolit.

“Ka qenë një garë e jashtëzakonshme me dy skuadra shumë të mira, por ne ishim më të mirët dhe festuam”, tha De Buryne.

Reprezentuesi i Belgjikës u shpreh në fund se nuk i vije fare keq për Liverpoolin që nuk u bë kampion me 97 pikë. “Jo nuk më vije keq. Nëse do ta kishim humbur titullin ne as ata nuk do të ndjenin keqardhje për ne”.

“Askush nuk ndjeu keqardhje për mënyrën se si u eliminuam nga Liga e Kampionëve”, përfundoi De Bruyne.

(Kosova Sot Online)