Parisi i papërmbajtshëm dy minuta dy gola

  • 18 May 2019 - 21:14
Parisi i papërmbajtshëm dy minuta dy gola

PSG e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen kundër Dijon-it, e vlefshme për javën e 37-të të Ligue 1 dhe e fundit në shtëpi për kampionët e Francës në këtë sezon.

Skuadra e Tuchel ka realizuar dy gola në harkun e dy minutave. Di Maria ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e tretë, i ndihmuar nga një devijim, dhe Cavani ka dyfishuar me kokë në minutën e 5-të.

(Kosova Sot Online)