Milani e ka seriozisht për mbrojtësin shqiptar

  • 19 maj 2019 - 12:34
Milani e ka seriozisht për mbrojtësin shqiptar

Milan synon të rikthejë në Serinë A mbrojtësin 27-vjeçar gjerman me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, që aktualisht luan në Premier League me Arsenal. Më parë, Mustafi ka luajtur në Itali me Sampdoria (sezonet 2012-2014).

Sipas “calciomercato”, mbrojtësi i kombëtares, mund të transferohet te kuqezinjtë seonin tjetër. Milan është në kërkim të një lojtari i cili do të zëvendësojë Cristian Zapata, që pritet të largohet nga kuqezinjtë në fund të këtij sezoni.

Mustafi ka një kontratë deri në vitin 2021 me Arsenal, por nuk kushton shumë (30-35 milionë euro). Mes mbrojtësit gjerman dhe trajnerit Unai Emery nuk pati këtë sezon një marrëdhenie shumë të mirë, ndaj lojtari mund të largohet nga Arsenal.

Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare për mbrojtësin gjerman, që në vitin 2014 u shpall kampion bote me Gjermaninë. Duket seMilani do të këmbëngulë për të marrë lojtarin në formë huazimi për një vit, me të drejtë blerje.

Image

(Kosova Sot Online)