Zhegrova, Xhaka dhe Ajeti e fitojnë Kupën e Zvicrës me Baselin

  • 19 May 2019 - 16:03
Zhegrova, Xhaka dhe Ajeti e fitojnë Kupën e Zvicrës me Baselin

Tre futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti e kanë fituar Kupë e Zvicrës me Baselin pas fitores 2:1 në finale kundër Thun të dielën në Bern.

Golat nga sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Albian Ajeti dhe nga Fabian Frei i mjaftuan Baselit për ta mundur Thunin në Stade de Suisse.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, ishte në bankën e rezervistëve në këtë takim final, po e fiton trofeun e tij të parë në karrierë me vetëm një minutë të lojë të zhvilluar në përgjithësi.

22-vjeçari është i huazuar te Balesi nga Genku, dhe ka vetëm një paraqitje një minutëshe në këtë garë, në gjysmëfinale ndaj Zurich.

Ndërkohë, sulmuesi i Zvicrës Ajeti bëri paraqitje të mirë dhe dha kontribut të madh duke e shënuar golin e parë të Baselit në minutën e 23-të.

Frei e dyfishoi epërsinë rreth dhjetë minuta para fundit, para se Sorgic ta shënonte golin e vetëm të Thun në këtë takim.

i Shqipërisë, Taulant Xhaka, po ashtu luajti 90 minuta titullar.

(Kosova Sot Online)