Fitorja e tretë radhazi, Milan në zonën Champions

  • 19 May 2019 - 19:54
Fitorja e tretë radhazi, Milan në zonën Champions

Milan e ka fituar 2-0 ndeshjen e javës së parafundit të Serie A ndaj Frosinones. Një fitore shumë e rëndësishme në luftën për kualifikimin në Champions League.

Kuqezinjtë kishin fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet të shfrytëzonte kalendarin e lehtë në letër sidomos pas barazimit të Roma-s dhe humbjes së Torinos, ndërsa Atalanta dhe Inter luajnë ndaj Napolit dhe Juventus në transfertë.

Ignazio Abate e nisi titullar ndeshjen e fundit në San Siro me fanellën kuqezi, një fanellë që e ka veshur për 10 vite, por bëri një gabim të madh pas pushimit.

Pjesa e parë ishte e mërzitshme dhe pa momente të bukura, por veprimi i gabuar i Abates ndezi stadiumin.

Mbrojtësi i djathtë ka shkaktuar një penallti e cila është pritur nga Donnarumma dhe ai ishte momenti i zgjimit të vendasve. Në minutën e 57’ erdhi goli i Piatek, përpara se Suso të dyfishonte me golin e tij të mrekullueshëm nëntë minuta më vonë.

Tri pikë të arta për Milan që ngjitet në vendin e katërt mbi Atalanta-n, lufta për Champions është më e fortë se kurrë.

(Kosova Sot Online)