7 vjet pa titull për Prishtinën, kjo është arsyeja sipas Muhamet Dragushës

  • 20 May 2019 - 13:01
7 vjet pa titull për Prishtinën, kjo është arsyeja sipas Muhamet Dragushës

Raftet e Prishtinës ka nisur t’i mbulojë pluhuri. Tash e 7 vite ato mbeten me trofetë e fituara gati para një dekade pa asnjë risi. Prishtina sivjet është besuar se më në fund do të arrijë të titulli i kampionit, por ja që nuk ja doli. Edhe sivjet sikur vjet ajo dorëzohet në ndeshjen e fundit duke i zhgënjyer maksimalisht adhuruesit e saj.

Por pse po ndodh kjo? Analistët shohin shumë arsye, ndërsa njëri nga ish futbollistët më të mirë në Kosovë Muhamet Dragusha në një bisedë për “Kosova Sot Online” ka thënë se shumëçka te Prishtina duhet ndryshuar nëse mendojnë të rikthehet te titujt.

Image

“Prishtina tash e 7 vite vazhdon të mbetet ekip që kërkon titullin por nuk arrin të kurorëzohet. Arsyet janë të shumta në këtë drejtim, duke u nisur nga menaxhimi i dobët i ekipit, por edhe shumë elemente tjera përcjellëse, sikurse lojtarët jo shumë cilësorë të sjellë, trajnerët jo të përshtatshëm për klubin, probleme financiare ku para 3 viteve ishte me probleme serioze në pozitën tabelare duke e pasur një kampionat të dështuar dhe për tu harruar,

madje përpak i shpëtuan vendit ku e dërgonte klubin më të madh kosovar në barazh që do të ishte katastrofave,e shumë e shumë probleme të vogla që e kanë përcjellë me vite”, ka thënë për “Kosova Sot Online”, Muhamet Dragusha, duke e analizuar më pas kampionatin që sapo përfundoi.

“Në edicionin 2018/2019, Prishtina me trajnerin Josa nuk pati lojë të bukur, megjithatë rezultatet nuk ishin të këqija pasi çdo herë ishte e mirë duke u pozicionuar në vend të parë e herë të dytë madje në vjeshtë ishte edhe kampione vjeshtore.

Image

Mirëpo, problemet e Prishtinës në sezonin e dytë ishin evidente në repartin e sulmit ku ishte e hendikepuar pa një super-sulmues apo golashënues. Për koecidencë asnjë përforcim në mini afat ishte për tu habitur”, ka thënë Dragusha sipas ët cilit ardhja deri në lojën e fundit ishte më shumë fat.

“Prishtina erdhi deri në lojën e fundit me shumë sakrificë por me dëshirë, fat dhe me përvojë por edhe me emrin e madh që e mban në dresë”, vlerësoi Muja.

“Loja e fundit ishte shumë e dobët dhe pa atë dëshirën e madhe për të luftuar në çdo cep të fushës po sigurisht se ishte edhe e pa fat pasi kishte një super skuadër përballë me super lojtarë cilësorë dhe kualitativ dhe kampion një skuadër me plot tifozë dhe ishte e motivuar në maksimum”, tregon ish futbollisti Prishtina.

Image
Mirel Josa

“Të kërkosh fitore në një ndeshje duhet shumë lojë aksione të ndërtuara me koncept dhe saktësi në pasime, te mbyllet kjo ndeshje me asnjë rast 100%, kjo tregon se Prishtina kërkon reforma duke u nis nga kryesia, stafi, trajnerëve dhe shumë lojtarë”, ka përfunduar Muhamet Dragusha.

(Kosova Sot Online)