Ronaldo e ‘sakaton’ djalin e tij

  • 20 May 2019 - 17:42
Ronaldo e ‘sakaton’ djalin e tij

Pamjet e Ronaldos duke festuar titullin me Juventusin janë bërë virale në internet. Cristiano Ronaldos i shpëton trofeu nga duart dhe i bie djalit të tij, Cristiano Junior.

Nëna e Cristianos, Maria Dolores dos Santos Aveiro, e përjeton më së rëndi këtë goditje që Ronaldo ia dha djalit të tij, derisa portugezi vazhdoi festën sikur asgjë s’ka ndodhur, raporton “Jugones”.

Juve dhe Ronaldon festuan mbrëmë në “Allianz Stadium”, pas barazimit 1-1 me Atalantan, një xhiro para fundit të edicionit 2018/19.

Njëherit, ky ishte titulli i 8-të me radhë i Serie A për Juventusin.

(Kosova Sot Online)