Nëse Empoli fiton me Interin, futbolli nuk ka më logjikë

  • 20 May 2019 - 18:18
Nëse Empoli fiton me Interin, futbolli nuk ka më logjikë

Java e fundit në Serinë A do të ketë një interes shumë të madh, pasi luhet në frontin e mbijetesës dhe në atë të Evropës.

Fiorentina-Genoa do të jetë sfida e drejtëpërdrejtë e mbijetesës, ku Fiorentinës i duhet vetëm një pikë, po ashtu edhe Genoas, së cilës do t’i nevojitej dhe një humbje e Empolit nga Interi.

Interi nga ana e vet duhet të fitojë me patjetër, për të siguruar një vend që të çon në Ligën e Kampionëve.

Ish-presidenti i Genoas, Aldo Spineli ka folur për mediat italiane, për mundësinë e mbijetesës së ish-klubit të tij.

“Mendoj se nëse Empoli do të fitojë me Interin në fundjavë futbolli nuk ka më logjikë. Interi luan 35 milionë euro ndaj Empolit. Nëse do të shkojë në Champions duhet të fitojë, pasi Atalanta nuk do të bëjë një hap fals me Sasuolon”, kanë qenë fjalët e Spinelit.

(Kosova Sot Online)