Boateng në Inter?

  • 20 maj 2019 - 18:37
Boateng në Inter?

Boateng do të largohet nga Bayern Munich gjatë verës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja gjermane “Bild”, Inter inter ka shfaqur interes të madh për Jerome Boateng, kartoni i të cilit është 20 milionë euro – megjithatë Bayern është gati të negociojë për çmimin.

30-vjeçari ka bërë gati 300 paraqitje për skuadrën gjermane që kur mbërriti nga Manchester City në vitin 2011, duke fituar shtatë tituj në Bundesliga dhe Champions Leaguen.

Megjithatë, sezonin e fundit ai nisi vetëm 19 ndeshje nga minuta e parë dhe thuhet se do të luajë akoma më pak pas mbërritjes së Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez.

Boateng mund të zëvendësojë Joao Mirandan te Interi si një nga katër qendërmbrojtësit për sezonin 2019/20. 

Interi po kërkon të forcojë skuadrën dhe të kthehet në vitet e arta.

Tashmë raportohet se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin, i cili zyrtarisht, i ka dhënë lamtumirën klubit spanjoll. 

(Kosova Sot Online)