Golden State e arrin finalen e pestë radhazi të NBA, shpallet kampion në Perëndim

  • 21 May 2019 - 10:52
Golden State e arrin finalen e pestë radhazi të NBA, shpallet kampion në Perëndim

Golden State Warroirs është kualifikuar në finalen e pestë radhazi të NBA, pasi fitores me rezultat 119:117 kundër Portland Trail Blazers.

Stephen Curry dhe Draymond Green kombinuan për ta arritur fitoren në Portland. Që të dy arritën numra dyshifrorë në kosha, asiste dhe kërcime.

Me këtë fitore, Golden State Warriors u shpall sërish kampion i Konferencës së Perëndimit, si dhe u kualifikua në finale të këtij sezoni të NBA, ku do të përballet ose me Milwaukee Bucks, pse me Toronto Raptors.

Golden State tani i bashkohet Boston Celtics – që kishte arritur në dhjetë finale radhazi të NBA mes viteve 1957-1966 dhe i kishte fituar nëntë prej tyre – si ekipet e vetme që kanë arritur të kualifikohen në pesë finale radhazi të NBA. Kjo është seria e 11-të radhazi e play-offs që Golden State e fiton.

“Shpresoj që kjo arritje të mos mbetet në harresë. Pesë finale radhazi… kjo nuk është arritur që nga vitet e 60-ta. Nuk është arritur për një arsye: është shumë, shumë e vështirë”, ka thënë trajneri i Warriors, Steve Kerr.

Curry e përfundoi ndeshjen me 37 pikë, 13 kërcime, dhe 11 asiste, ndërsa Green kontribuoi me 18 pikë, 14 kërcime dhe 11 asiste në fitoren e Warriors kundër Trail Blazers.

Ndeshja mbeti me rezultat 111:111 në fund të kohës së rregullt, mirëpo Curry e gjeti Greenin në pozitë për trepikësh për t’ia dhënë Warriors fitoren, vetëm 39.6 sekonda para fundit edhe të kohës shtesë.

Curry dhe vëllai i tij më i vogël , Sethi i Portlandit, e shkruan historinë në NBA, duke u bërë vëllezërit e vetëm që përballen me njëri-tjetrin në finale të një konference të NBA. 

(Kosova Sot Online)