Gattuso tallet me gazetarë, ja si e etiketon njërin nga ta
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e quajti një gazetar të shurdhër gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes kundër Frosinones. Me këtë fitore, Milani i mban gjallë shpresat për kualifikim në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Përderisa po e diskutonte ndeshjes dhe në përgjithësi karrierën e tij si trajner i Milanit, Gennaro Gattuso sqaroi se ai është i lumtur me rrjedhën e gjërave deri më tani.
“Këta 18 muaj nuk kanë qenë një shëtitje nëpër fusha, mirëpo unë veçse e dija këtë gjë”, ka thënë Gattuso.
“Jam argëtuar shumë, me të vërtetë jam argëtuar shumë”.
Pastaj, kur u pyet nga një gazetar ta vlerësojë edhe më tej periudhën sa ka qenë trajner i Milanit, Gattuso e dha një përgjigje që i bëri të gjithë në atë dhomë të qeshin.
“Jam argëtuar shumë, ai është i shurdhër”, shtoi Gattuso.
Milani e fitoi përballjen kundër Frosinones me rezultat 2:0, falë golave të shënuar nga Krzysztof Piateku në minutën e 57-të dhe nga Suso në minutën e 66-të.
(Kosova Sot Online)