Messi mund të luajë edhe për katër vjet

  • 21 May 2019 - 13:27
Messi mund të luajë edhe për katër vjet

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez, i ka paralajmëruar rivalët e klubit katalonas se Lionel Messi do të vazhdojë të luajë edhe për tri apo katër vjet të tjera.

Ylli argjentinas ka qenë duke e shijuar më shumë se një dekadë në kulmin e futbollit botëror. Ai i ka fituar pesë Topa të Artë deri më tani dhe është favorit për ta fituar të gjashtin këtë vit.

Messi e ka mundësinë ta përfundojë sezonin me trofe vendore, Këpucën e Artë të Spanjës, Këpucën e Artë të Evropës. Eliminimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mbetet i vetmi zhgënjim këtë sezon për argjentinasin.

Messi e ka ngritur trofeun e garës më prestigjioze të Evropës katër herë në karrierë, për herë të fundit në vitin 2015. Xavi beson se argjentinasi do të përjetojë këtë kënaqësi përsëri.

Kur u pyet nga Sport nëse Barcelona duhej të kishte arritur të më shumë suksese gjatë kohës sa Messi ka qenë në skuadër, Xavi ia kujtoi gazetarit se para argjentinasit, Barcelona e kishte vetëm një titull të Ligës së Kampionëve.

“Kemi më shumë sesa mjaftueshëm, e kishim vetëm një më parë. Ne kishim mundësi të fitonim edhe më shumë, por është e vështirë të arrish të triumfosh në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xavi.

“Barcelona e Pep Guardiolës ishte më e mirë sesa cilado skuadër tjetër dhe ne i fituam vetëm dy nga katër trofetë e Ligës së Kampionëve gjatë asaj kohe. Chelsea dhe Interi na eliminuan”.

“Por, qetësohuni, Messi nuk ka përfunduar ende. Ne gjithmonë flasim për epokën pas Messit, por Leo i ka edhe tri apo katër vjet të mira për të luajtur”.

“E kam fjalën për të luajtur në nivelin më të lartë, si tani, sepse ai kujdeset për veten, ai është fizikisht i fuqishëm dhe ka mendësinë e një përbindëshi. Ai është numri një në gjithçka”.

(Kosova Sot Online)