Holandezi i nxjerr të palarat Robinhos sa ishte te Reali

  • 21 May 2019 - 14:43
Holandezi i nxjerr të palarat Robinhos sa ishte te Reali

Royston Drenthe dha një intervistë për “FourfourTwo”, në të cilën foli mbi karrierën e tij. Anësori holandez, i cili tani luan për Sparta Rotterdam, kujton kalimin e tij te Real Madridi, marrëdhëniet me të bardhët, si dhe diçka të veçantë, që bëri bashkëlojtari brazilian në shtëpinë e tij në Madrid...

Shkuarja në Madrid, në vitin 2007 - "Kisha dëgjuar se 16 klube ishin të interesuar për mua. Fola me presidentin e Barcelonës, Laporta, edhe me Mijatovic, drejtorin sportiv të Real Madridit. Ndjeva sikur kisha takuar pothuajse të gjithë menaxherët e klubeve të mëdha. Shumica e tyre më ofruan kontratë 5-vjeçare, pothuajse me të njëjtat kushte. Sapo mësova se Real Madridi ishte i interesuar, vendosa të bashkohesha me të".

Atmosfera te klubi i bardhë: "Vajtja fëmijë atje dhe u magjepsa nga gjithçka që gjeta në qytet dhe në klub. Një atmosferë e magjishme. Ishte diçka, që me të vërtetë doja ta bëja pjesë të jetës sime. E kam shijuar!"

Dhomat e zhveshjes - "Menjëherë u ndjeva si në shtëpi, të gjithë lojtarët më rezervuan një pritje të ngrohtë. Veçoj Guti, që u tregua shumë i sjellshëm me mua, më afroi menjëherë. Pastaj, pata një marrëdhënie të mirë me Robinhon. Ndonjëherë shkoja në shtëpinë e tij, ku bodrumin e kishte kthyer në një klub nate..."

Muajt e parë në Madrid - "Ne të rinjtë kishim fatin të stërviteshim e luanim me lojtarë shumë të mire. Skuadra ishte një përzierje e përvojës dhe rinisë. Nga veteranët kujtoj Ruud van Nistelrooy, Guti dhe Raul, ndërsa nga të rinjtë, siç isha unë, Higuain, Gago dhe Marcelo. Në atë situatë, një trajner nuk ka shumë për të bërë".

(Kosova Sot Online)